Ata që lajnë dhëmbët në dush duhet të mendohen mirë!

Një stomatolog paralajmëron për pasojat

Larja e dhëmbëve është një pjesë themelore dhe e domosdoshme e higjienës personale.

Dy herë në ditë është sasia minimale që na duhet për të larë dhëmbët dhe secili prej nesh mbase i ka metodat e veta.

Dhe ndërsa disa fillimisht lagin furçën dhe më pas fillojnë të lajnë, të tjerët i lajnë para mëngjesit, ndërsa ka të tillë që i lajnë më pas. Gjithashtu, ekziston edhe ai grup njerëzish që lajnë dhëmbët në dush. Në këtë mënyrë ju kurseni edhe kohë edhe ujë.

Mirëpo, sipas dentistit Pajal Bala nga qendra “Quest Dental”, larja e dhëmbëve kur bëni dush nuk është domosdo e keqe, por ka pasoja të caktuara, si p.sh. përhapja e baktereve.

Fajtori kryesor për këtë është në fakt dushi, veçanërisht nëse e ndani me disa persona në shtëpi.

Më saktësisht, nëse dikush ka bërë dush para jush dhe dushi ka rënë në kontakt me lëkurën, ka shumë mundësi që në atë mënyrë të kontaminoheni edhe me baktere të ndryshme, mikrobe etj.

“Ndarja e të njëjtit burim uji për larjen e dhëmbëve dhe pastrimin e trupit mund të çojë në transferimin e mikrobeve nga pjesë të tjera të trupit në gojë. Kjo më pas mund të ndikojë në sistemin tuaj imunitar dhe të çojë në sëmundje të padëshiruara”, shpjegon dentisti, duke shtuar se dushi mund të përmbajë baktere, dhe kur lani dhëmbët nën dush, ju e ekspozoni furçën tuaj ndaj atyre baktereve, gjë që rrit përsëri mundësinë e sëmundjes.

Përveç kësaj, uji i nxehtë në dush do të zbusë fijet e furçës së dhëmbëve, gjë që mund ta bëjë atë më pak të dobishme në pastrimin e dhëmbëve”, shpjegon në fund dentisti.

Go to TOP