Asociacioni/ Kurti “shpërthen” ndaj Borrellit: Nuk mund ta Bosnjëzoni Kosovën!

Edhe kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka reaguar pas deklaratës së përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, i cili ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Borrell, dje në takimin e mbajtur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, në Bruksel, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin është më e rëndësishmja.

“Pajtohem që Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) vendosi pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Por, kjo (marrëveshje) u arrit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive dhe në kuadër të dialogut. Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Borrell.

E sipas Faton Kurtit, Borrell nuk mund të Bosnjëzojë Kosovën. Ai ka thënë se viktimës po i kërkohet të bëjë kompromise me xhelatin.

“Borrell shko në ferr – ti dhe askush tjetër nuk mund ta bosnjëzoni Kosovën. Ky këshill nuk mund të quhet Këshill i Stabilizimit-Asocimit – por i Destabilizimit! Asnjëherë në historinë e njerëzimit nuk i është kërkuar viktimës të bëjë kompromise ndaj xhelatit!!!”, ka shkruar Faton Kurti në një postim në Facebook.

Go to TOP