Asociacioni dardhë me bisht për Qeverinë Kurti(Video)

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKS) është shndërruar në mollë sherri mes Kosovës dhe Serbisë. Për të formuar një asociacion që i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti kishte deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike, duke cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

Autoritetet e Beogradit, megjithatë kanë insistuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet menjëherë pas marrëveshje se Ohrit.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian insistojnë që çështja e asociacionit të mbyllet sa më shpejt dhe kjo po bëhet me një presion të jashtëzakonshëm ndaj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës.

Shqiprim Pula, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një intervistë për Kosova.info ka thënë se deklarata e asociacionit të komunave me shumicë serbe bie ndesh me nenin 3 të Kushtetutës së Kosovës, Pula po ashtu ka thënë se dokumenti i datës 19 prill 2013, nuk paraqet një marrëveshje ndërkombëtare, nga e cila ka ingerenca që detyrojnë shtetin e Kosovës të themeluar një asociacion të tillë:

“Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, para së gjithash bie ndesh me frymën kushtetuese, gjegjësisht me nenin 3 të Kushtetutës, sepse neni 3 përcakton se Kosova nuk mund të ketë organizaime monoetnike dhe së dyti, do te pengon shtrirja e sovraniteti shtetëror dhe territorial, që ndërlidhet me nenin 2 të kushtetutës, prandaj një gjë duhet pasur parasysh se dokumenti i datës 19 prill 2013, nuk paraqet një marrëveshje ndërkombëtare, nga e cila ka ingerenca që detyrojnë shtetin e Kosovës të themeluar një asociacion të tillë”.

Avokati Tome Gashi ka thënë për Kosova.info se nuk mund të presësh paqe nga një Serbi fashiste, nga një kryetar shteti që është pasardhës i kriminelit Millosheviq, i cili ka qenë ministër në kohën e Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, sepse kjo gjeneratë është duke e udhëhequr Serbinë, nuk mund të presim fare situata të mira.

“E di me siguri që ka lëvizje edhe në Beograd, e di që Vuçiq po përgatit një tubim apo protestë në ditët në vijim dhe besoj se sipas informacioneve që kemi mund të lindë një lëvizje gjithëpërfshirëse, kështu që ata do mund ta eliminojnë plotësisht Listën Serbe, por ideja e tyre është që të bëjnë një përfshirje të plotë, le të themi të gjithë popullatës serbe në pjesën veriore të Kosovës, dhe thonë se do të jetë një lëvizje paqësore, por ne e dimë se çfarë paqeje të tillë mund të kenë njerëzit që i kanë shërbyer Millosheviqit,nuk mund të presësh paqe nga një Serbi fashiste, nga një kryetar shteti që është pasardhës i kriminelit Millosheviq, i cili ka qenë ministër në kohën e Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, sepse kjo gjeneratë është duke e udhëhequr Serbinë, nuk mund të presim fare situata të mira”.

Fatmir Sheholli nga IAMN, ka thënë për Kosova.info se dokumenti qe ju dha Besnik Bislimit dhe Petkoviçit nga z. Lajçak në takimin e fundit në Bruksel, ai thotë se ne atë dokument ka një metodologji të punës, një organogram se si do të duket asociacioni i komunave , dhe sipas këti dokumenti Sheholli thote jemi në fazën përfundimtare të krijimit të asociacionit te komunave serbe:

“Në takimin e fundit të mbajtur në Bruksel, ku ishin të pranishëm Petar Petkovic dhe Besnik Bislimi, ju është dhënë një dokument, të cilin është dashur ta bëjë publik z. Bislimi jo ne, sepse kur ne po dalim para mediave më duket se kanë shumë mëri dhe thonë që këtyre njerëzve të mos u jepet hapësir në media, por ne po e bëjmë publike. Në atë takim ju është dhënë një dokument, një metodologji e punës, një organogram se si do të duket, dhe sipas këti dokumenti, jemi në fazën përfundimtare të krijimit të asociacionit”, tha Sheholli në një intervistë për Kosova.info.

Go to TOP