Asamblisti shqiptar i Mitrovicës së Veriut tregon çka i thanë kolegët serbë pas dorëheqjes

Zëvendës-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Skënder Sadiku, ka folur në një emision televiziv për dorëheqjen e kolegëve të tij serbë.

Ai foli në lidhje me seancën në të cilën dhanë dorëheqje asamblistët e Listës Serbe. Sadiku u tregua i matur në deklarimet e tij.
“E mira e kësaj është që kjo është dorëheqje e kushtëzuar (me Marrëveshjen e Brukselit). Nuk është e parevokueshme. Shpresoj që po mësohen me demokraci. Këto janë lojëra politike me të cilat duhet të mësohemi,” – tha z. Sadiku mes tjerash.

Qeveria e Kosovës / Zhgënjim e shqetësim: A po bie Kosova në grackën e Serbisë për të minuar propozimin franko-gjerman?

Ai po ashtu u shpreh se duhej arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të ruante paqen në këtë vend.

Sadiku tha se kolegët serbë pas dorëheqjes kishin shpresuar që kjo s’do të ishte një lamtumirë.

“Shpresoj që kjo është një përshëndetje për seancat e ardhshme, por jo një lamtumirë,” – u shpreh ai.

Sadiku tha edhe se nuk priste asnjë eskalim të situatës në tubimin që po pritet të mbahet në këto momente.

Go to TOP