Artan Hoxha bën reagimin e papritur: Duka jep vetë dorëheqjen, ose arrestohet nga SPAK! Dy mundësitë e vetme që…

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së po shoqërohen me akuza për manipulim dhe ndërhyrje të politikës.

Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se që ta largosh Armand Dukën nga mandati i gjashtë si president i FSHF-së, ka vetëm dy mundësi.

Postimi i Artan Hoxhës

Asgje e re nga fronti FSHF-se…

Sulltani garantoi jo vetem mandatin e gjashte, por edhe te shtatin ne krye te FSHF-se.

Dhe u pata dale borxhit anti-dukisteve, nuk kishin asnje shans ta largonin Don Armandon me ato palo zgjedhje, qe Duka i organizon vetë, i financon vetë dhe per me teper i numeron po vetë votat…

Qe te largosh Duken ne mandatin e gjashte si president i FSHF-se, ka vetem dy mundesi,

1)- Duka jep vetë doreheqjen ose (largqofte) i ndodh ndonje fatkeqesi natyrore.

2)- Duka arrestohet nga prokuroria e Tiranes ose SPAK.

Ne fakt ish-presidenti i FIFA-s Blater, ish-presidenti UEFA-s Platini, apo ish-presidenti per 24 vite i federates Spanjolle te futbollit, Vilar, u larguan nga detyra vetem pasi u kercenuan me burgosje per shkak te hetimeve te nisura nga prokuroria per motive korrupsioni, ose pasi u arrestuan…

Ashtu siç pritej, shefi i UEFA-s, Ceferin, zbarkoi sot ne Tirane.

Besoj ka kaluar nje dite te kendeshme nen shoqerine dhe shakate me “kripe” te kryeministrit dhe komoditetin e udhetimit me veturen superluksoze model Bentley, me targa te personalizuara AD 777 DU, te presidentit te FSHF-se, Don Armando.

Tirana do t’i jete dukur me e bukur, duke e pare nga xhamat kunder diellit te zyrave luksoze, fringo te reja te FSHF-se.

Sulltani yne i futbollit, tashme dhe anetar i Komitetit Ekzekutiv te UEFA-s, nuk e fsheh superluksin dhe standartin e larte te jeteses qe gezon.

Shqiperia mbase nuk ka nivel qofte dhe mesatar te kampionatit te futbollit.

Mbase ka skuadra te falimentuara ose ne prag falimenti ne superlige.

Mbase nuk ka fusha futbolli ku te luajne dhe sterviten ato 26 skuadrat e superliges dhe kategorise se pare.

Por Shqiperia nuk mund te qahet, se ka nje president futbolli, ku therret qameti.

Jo eshte e kunderta, Shqiperia ka nje president futbolli shume me “dinjitoz” se shume federata te tjera europiane.

Ne kemi nje president danoç, qe qarkullon me Bentley, dhe targe te personalizuar me emrin e mbiemrin e tij, ndare nga tre 7-ta.

Ne kemi nje federate qe shkelqen nga luksi i zyrave te saj, me zyrtare qe jetojne ne nje nga vendet me te varfer te Europes, por qe paguhen si ne vendet me te pasura te BE-se.

Nga ana tjeter, kemi klube te tera, qe nuk kane as kushtet me minimale per te luajtur futboll, lere pastaj qe nje pjese e mire e ketyre skuadrave, nuk dihet kur i kane marre per here te fundit rrogat e tyre.

Gjithsesi, Ceferin, pasi ka marre garanci nga kryeministri Rama, se askush nuk do t’ia cenoje mantatin e 6-te Don Armandos, nuk mund te ankohet se do ta kalonte me mire diten, ne seline e UEFA-s ne Zvicer…

Go to TOP