Art Without Limit Festival, i vetmi nga Kosova në listën botërore

Art Without Limit International Film Festival ka arritur një njohje të madhe në skenën ndërkombëtare, duke u përzgjedhur nga ‘Austrian Federal Ministry of Arts, Culture, Civil Service and Sport’ në listën zyrtare të festivaleve më prestigjioze në botë.

Lajmi u bë i ditur nga drejtuesja e Art Withiut Limit, Ganimete Sava, që sipas saj, ky vlerësim e vendos festivalin përkrah emrave të mëdhenj si Oscars Academy Awards, Golden Globes, Berlinale dhe shumë festivale të tjera të kategorisë A.

Sava, shprehu entuziazmin e saj për këtë arritje, duke theksuar se Art Without Limit International Film Festival është i vetmi festival nga Kosova që ka marrë këtë njohje.

Ky sukses konfirmon rëndësinë e festivalit në promovimin e filmave dhe artistëve me aftësi të kufizuara, duke e bërë atë një platformë unike në nivel global.


Go to TOP