Mustafa ngushëllon Thaçin për humbjen e babait: Betejat për Kosovën mbeten të rënda
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për Presidentin Hashim Thaçi dhe familjen e tij pas ndarjes nga jeta të babait, Haxhi Thaçi.
Në mesazhin e tij, Mustafa theksoi rëndësinë e sakrificave të atyre që i dolën ballë sfidave për Kosovën, duke nënvizuar se betejat për vendin vazhdojnë të jenë të rënda.
“Ngushëllimet më të thella Presidentit Hashim Thaçi si dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të babait dhe familjarit Haxhi Thaçi. Për ata që u dolën në ballë, betejat për Kosovën po vazhdojnë të tregohen të rënda,” shkroi Mustafa.
Ngushëllime për humbjen e Haxhi Thaçit kanë shprehur edhe personalitete të tjera nga politika dhe shoqëria kosovare. /Kosova.info/
