Art Club ‘Rifat Kukaj’ Nderon Adem Gashin me ‘Ora Poetike – Homazh’
Asociacioni i letrarëve dhe artistëve, Art Club “Rifat Kukaj”, organizon Edicionin e parë të manifestimit letrar “Ora poetike – homazh për poetin Adem Gashi”.
Ky aktivitet do të shërbejë si një kujtim për jetën dhe veprën e poetit, të prozatorit, të eseistit, të publicistit dhe të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Gashi.
Manifestimi synon të mbledhë letrarë, artistë dhe dashamirë të poezisë për të nderuar trashëgiminë letrare të Gashit. Agjenda e plotë e aktivitetit mund të shihet në dokumentin e bashkëngjitur. /Kosova.info/
