Arrestohet reperi Fero, po kërkohej prej një muaji nga Policia

Reperi kosovar Feronit Shabani, i njohur si Fero, shpesh ka qenë kryefjalë e mediave rozë për incidentet në të cilat është përfshirë.

I njohur për shumë vepra të cilat bien ndesh me ligjin, ndër vite nuk kanë munguar as kërcënimet e përleshjet që i kanë kushtuar.

Në fund të vitit të kaluar, reperi u shpall në kërkim nga Policia pasi dyshohej për të shtëna me armë dhe tek dje është arrestuar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Fero ka rënë në prangat e Policisë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit u dërgua në mbajtje për 48 orë. 

Ai dyshohet se më 28 dhejtor ka gjuajtur me armë në lagjen Bojanina.

Rasti ishte denoncuar nga viktima, që pati  raportuar se Fero kishte shkuar deri te rruga “Urim Mehemti” me veturën e tij nga e cila kishte dalë më pas dhe është dëgjuar duke thënë “ku janë ata”.

Më pas, bazuar në dëshminë e viktimës, reperi ka nxjerrë armën me të cilën ka shtënë një herë dhe më pas është zhdukur.

Go to TOP