Arrestohet një person në Viti, gjuajti me armë zjarri në një aheng familjar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur më 21 janar.

“Pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili është arrestuar. Gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

Go to TOP