Arrestohet një person në Novobërdë, iu konfiskohen armë e fishekë

Është arrestuar një person pasi Policia ia kontrolloi shtëpinë dhe i gjeti armë e fishekë.

Serbi S.I është nga fshatin Prekoc në komunën e Novobërdës.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë M-48 e kalibrit 7.9×57, pesë fishekë të kalibrit 7.9×57 mm, dy pushkë gjysmë automatike prodhim Jugosllav, dyqind e pesëdhjetë e nëntë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe katër fishekë të kalibrit 7.9X57 mm.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Gjilan, 12 shtator 2024

Me datën 12.09.2024 njësiti i hetimeve rajonale Gjilan me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan me dyshimin për armëmbajtje pa leje, ka realizuar një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit S.I. (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar serb) me vendbanim në fshatin Prekoc, komuna e Novobërdës.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:

  1. Një (1) pushkë M-48 e kalibrit 7.9×57
  2. Pesë (5) fishek kalibër 7.9×57 mm
  3. Dy (2) pushkë gjysmë automatike prodhim Jugosllav,
  4. Dyqind e pesëdhjetë e nëntë (259) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm dhe
  5. Katër (4) fishek të kalibrit 7.9X57 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penale për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’ Neni 366 i KPRK-së.

Go to TOP