Arrestohet një person në Mitrovicë, i gjenden 10 qese me drogë

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar në orët e mesditës së sotme një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletin”.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gramësh.

Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /Kosova.info/


Go to TOP