Arrestohet një 17-vjeçar në Ferizaj, ishte në kërkim të policisë për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka arrestuar një 17-vjeçar që ishte në kërkim të policisë për veprën penale vjedhje e rëndë.

Sipas policisë i arrestuari është 17-vjeçar me inicialet E.V.

I njëjti me është dërguar në vuajtje të dënimit.

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që pasditen e sotme të arrestojë një person me inicialet E.V (M/K) i moshës 17 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ’’, me dënim burgimi prej një (1) viti.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Go to TOP