Rreth 30 mijë euro mallra të dyshuara si kontrabandë zbulohen në Pejë

Një aksion i përbashkët i Policisë së Kosovës, Prokurorisë Themelore në Pejë, Administratës Tatimore të Kosovës dhe njësisë Anti-Kontrabandë të Doganës së Kosovës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash të dyshuara si të kontrabanduara.

Sipas raportit policor, të martën rreth orës 10:00 është kryer kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar produkte të ndryshme elektronike të padeklaruara, përfshirë një iPad, 160 mbushës të tipit Apple 20W, 13 telefona inteligjentë iPhone të modeleve të ndryshme, 13 telefona celularë të markave të ndryshme si dhe dy Apple Watch.

Mallrat janë konfiskuar nga zyrtarët doganorë, ndërsa sipas vlerësimeve paraprake, vlera e tyre arrin rreth 30 mijë euro.

Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, i dyshuari është liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.

Pejë  / 09.06.2026 – 10:00. Njësitë relevante të policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të  dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch. Mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth tridhjetëmijë (30.000) euro. I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Go to TOP