Arrestohet në Turqi kreu shqiptar i kartelit të drogës, reagon Balla
Ministri Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla duke komentuar arrestimin e kreut të kartelit të drogë “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi , tha sot se forca e ligjit do të godasë mbi këdo.
“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm”, ka shkruar Balla në Facebook.
Ai bëri të ditur se ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpolit për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar.
Sot, ministri turk i brendshëm, Ali Yerlikaya, njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi, është arrestuar në operacionin e emëruar “Kartel” në Stamboll.
Rexhepi akuzohet për trafik kokaine, por edhe si pjesëmarrës në pengmarrje dhe vrasje.
Ai po kërkohej nga Italia dhe Shqipëria, teksa mbante pasaportë false të Ekuadorit me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
Rexhepi u arrestua gjatë një operacioni kundër kartelit të quajtur “Kompania Bello”, i cili transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje”, “drogë”, “rrëmbim”, “falsifikim” dhe “armë e municione”.
