Arrestohet logopedi që dyshohet se abuzoi me 5-vjeçaren, në pranga bien edhe dy familjarë të saj

Është arrestuar logopedi Iljasa Fazliu që dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare. Për këtë rast u publikua videoincizimi, ndërsa Policia ka njoftuar se përveç Fazliut, janë arrestuar edhe dy persona tjerë, familjarë të fëmijës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se është arrestuar mjeku nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Mirëpo, Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, familjarë të 5-vjeçares, pasi ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht Fazliun duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52.  Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Gazeta Insajderi ka siguruar video incizime ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar pacientin që të ndaloj së qari disa here me radhë.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Go to TOP