Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për ngacmim seksual në Prishtinë.

Personi i dyshuar është arrestuar të enjten në Prishtinë, në orën 15:00.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP