Arrestohet gjakovari, rrahu gruan e tij shtetase të Australisë

Një burrë në gjendje të dehur e ka sulmuar gruan e tij në Gjakovë.

Policia njofton se viktima shtetase e Australisë ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjakovë 01.06.2022 – 01:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Australisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Go to TOP