Arrestohet 21-vjeçari, pasi dyshohet se dhunoi një 16-vjeçare në Fushë Kosovë

Të shtunën mbrëma është arrestuar një 21 vjeçar pasi dyshohet të ketë dhunuar një 16 vjeçare në një motel të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prishtinës.

Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Munishi.

Rasti është duke u hetuar ende.

Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, ka deklaruar Munishi. 

Go to TOP