Arrestohen dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë, dyshohet se keqtrajtuan një qytetar

Inspektorari Policor i Kosovës ka arrestuar sot dy zyrtarë policorë. Ata dyshohet se dje kanë keqtrajtuar një person, derisa e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik.

Në njoftim thuhet se rasti është lajmëruar nga vetë qytetari, i cili është ankuar në IPK përmes Linjës së Kaltër.

Zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe janë suspenduar nga detyra. 

Go to TOP