Arrestohen dhjetëra persona për fajde, Prokuroria e Pejës me konferencë të jashtëzakonshme

Prokuoria Themelore e Pejës ka organizuar konferencë të jashtëzakonshme për media, sot në orën 15:00, pasi siç njoftojnë bëhet fjalë për një aksion që ka rezultuar me dhjetëra të arrestuar, për veprën penale “fajdeja”.

Aksioni është zhvilluar sot në koordinim me  Policinë  e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar).

Njoftimi i plotë i prokurorisë:
Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga  Prokuroria Themelore  në Pejë , lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me  Policinë  e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar),  ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja.

Go to TOP