Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet në muajin e Ramazanit.
Dhe, në qytetin jugperëndimor të Kosovës, Prizren, është një furrë e veçantë që mburret për një trashëgimi qindravjeçare të gatimit të bukës së pitalkës. /REL/
Bukëpjekësi në furrën “Isufi” në Prizren palos pitalkat në një tepsi para se t’ua shesë myshterinjve.
Furra, e udhëhequr nga vëllezërit Hajdari, mburret me një traditë rreth 200-vjeçare.Kjo furrë nuk gatuan thjesht pitalka të zakonshme, ajo shton në to edhe përbërës të tjerë, sikurse në këtë fotografi ku shihen pitalka me speca të gjelbër dhe vezë.
Çfarë e dallon këtë furrë me furrat e tjera është se, këtu, një myshteri mund ta porosisë gatimin e pitalkës sipas dëshirës së vet dhe t’ia dërgojë bukëpjekësit materialin e nevojshëm për ta bërë atë.Kuti prej plastike të “Baces” Muharrem, i cili ka bërë porosinë e tij duke i dërguar bukëpjekësit të gjithë materialin e nevojshme për t’i gatuar atij pitalkën e dëshiruar.
Muharremi sigurisht se mezi do të presë ta marrë porosinë dhe të ngopet me pitalka pas një dite të gjatë agjërimi.Ka receta të ndryshme për përgatitjen e pitalkës, por ato zakonisht përfshijnë miell, ujë, krip, sheqer, tharm buke dhe vaj.
Furra “Isufi” mburret se nuk përdor aditiv në gatimin e pitalkës, për dallim nga shumë tjerë. Aditivët janë substanca që shtohen në sasi të vogla në ushqime për të përmirësuar cilësinë, shijen, pamjen dhe jetëgjatësinë e tyre.Kulaçe të vendosura në rafte që presin për t’u futur në furrë për pjekje, para se të shiten tek myshterinjtë që presin me padurim pranë furrës.Një punëtor duke i bartur kuleçet e pitalkës në një dërrasë të gjatë para se ato të futen në furrë për pjekje.Pamje nga lart e bukëpjekësit duke i nxjerrë nga furra pitalkat e pjekura dhe të gatshëm për t’u shërbyer.Pitalka të pjekura, të gatshme për t’u ngrënë. Kjo bukë e shijshme bën përjashtim edhe në dijetën më të rreptë të njerëzve gjatë muajit të Ramazanit.
Askush nuk mund të durojë pa e shijuar pitalkën pavarësisht rrezikut të shtimit të peshës së padëshiruar.Një punëtor i palos pitalkat e pjekura para se t’i shpërndajë ato tek myshterinjtë që presin në radhë jashtë në kohën e iftarit.
Ramazani zgjat 30 ditë, gjatë të cilit, myslimanët nuk hanë dhe nuk pinë nga lindja deri në perëndim të diellit.Ky burrë më sa duket nuk mund ta fshehë lumturinë e marrjes së pitalkave të freskëta, të cilat i bart në një tepsi të madhe, para se t’i shijojë për iftar me familje pas një dite agjërimi nga agimi deri në muzg.Radhë njerëzish duke pritur për t’i marrë pitalkat e tyre në furrën “Isufi” në Prizren, në çastet e fundit para iftarit.
Kosova është vend me shumicë myslimane dhe Prizreni është ndër qytetet ku Ramazani ndihet më së shumti.