Armend Muja kërkon njohje nga Serbia e 5-shja e BE-së, ulëse në OKB e hyrje në NATO

Në takimin e Nëntë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se Kosova është e përkushtuar që procesi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë të përfundojë sa më shpejt.

Muja theksoi se marrëveshje përfundimtare për Kosovën është ajo që nuk e ndan njohjen nga Serbia, prej ulëses në OKB.

“Pra, një marrëveshje e cila e ka edhe njohen nga OKB, ose njohjen nga Serbia, mund të jetë marrëveshje, por nuk është përfundimtare. Andaj, njohja nga Serbia, ulësja në OKB, njohja nga pesë vendet e BE-së dhe anëtarësimi në NATO, paraqesin zgjedhje të përkushtimin tonë strategjik ndaj BE-së dhe botës së lirë dhe e dyta përbën zgjedhje të dilemës së sigurisë për Kosovën”, tha ai.

Ai potencoi se Kosova është e përkushtuar që të gjejë një zgjidhje e cila mbështetet në parimet e barazisë.

“Po bëhen 23 vjet bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, gati gjysma e kësaj periudhe në ndërmjetësimin apo lehtësimin e BE-së. Nuk mund të vazhdohet pafundësisht, e kuptojmë këtë, është e rëndësishme të potencohet se edhe kështu Kosova mbetet e përkushtuar që ky proces të përfundohet sa më shpejt. Ne jemi të përkushtuar konstrukutivisht të gjejmë një zgjidhje, mirëpo i cili mbështetet në parimet e barazisë së palëve, reciprocitetit, adresimit të krimeve të së kaluarës dhe një dialog i cili është i përqendruar të përmirësojnë jetën e njerëzve dhe promovuar Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Go to TOP