Arkivi i qytetit të Prishtinës shënoi 54 vjetorin e themelimit

Në shënimin e këtij përvjetori ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Përparim Rama

Abaz Makolli Drejtor i Arkivit të Qytetit të Prishtinës me gradën Magjistër i Arkivistikës, foli për rolin dhe rëndësinë e këtij Arkivi, duke dhënë një kronologji të zhvillimit të tij në etapa të ndryshme kohore.

Ai vlerësoi se ky Arkiv funksionon në kushte moderne dhe aktualisht posedon  dymijë metra lëndë arkivore me afro dy milion dokumente, ku ruhet trashëgimia kulturore e historike e Qytetit të Prishtinës dhe fshatrave të Prishtinës.

Në këtë Arkiv ruhen edhe dokumentacione me vlerë arkitekturore të planeve urbanistike të qytetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Modernizimi i Arkivit është bërë falë investimeve nga Komuna e Prishtinës dhe Agjencioni Evropian për Zhvillim dhe Rindërtim, gjë që mundëson që përdoruesit e Arkivit të shërbehen brenda 5 minutave nga momenti kur kërkohet dokumentacioni. Z. Makolli vuri në spikamë edhe bashkëpunimet me Arkivat tjera si: Arkivi Qendror i Shqipërisë, Arkivat e Maqedonisë, Kroacisë e në veçanti me Arkivin e Perandorisë Osmane në Stamboll, nga i cili kanë marr mijëra dokumente që flasin për zhvillimin, ekonominë, kulturën, arsimin e qytetit të Prishtinës në kohën e Perandorisë Osmane.

Duke marr parasysh rëndësinë që ka Kryeqyteti i Kosovës, ai theksoi se në harmoni me ligjin për Kryeqytetin e Kosovës, edhe ky Arkiv të merr statusin Arkivi i Kryeqytetit të Prishtinës.

Makolli përmendi ndër tjera se ky Arkiv përves vizitorëve vendor është vizituar edhe nga mysafirë të jashtëm, eurodeputetë, madje  kësaj radhe duke hequr dorë nga modestia përmendi edhe mirënjohjen ndërkombëtare që ky Arkiv ka marr nga Gjeneva.

Në këtë aktivitet foli edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama i cili e përgëzoi drejtorin e Arkivit të Qytetit të Prishtinës për sukseset e arritura dhe u ndje i entuziazmuar me të arriturat e këtij Arkivi.

Me këtë rast ai premtoi për mbështetje të mëtejme te projekteve të Arkivit me theks të veçantë në digjitalizimin e lëndës Arkivore.

Në fund u ndanë mirënjohje për punëtoren e dalluar Nexhmije Iberdimaj të Arkivit dhe kontribuues të jashtëm si Mustafë Halili dhe Mehedin Nushi. Vlen të përmendet se në mesin e vizitorëve të Arkivit sot ishin edhearsimtarët dhe  nxënësit Shkolles së Mesme të Ulët ,,Gjer Fishta”.

Izet ABDYLI

Go to TOP