Arinjtë rishfaqen në Lokvicë të Prizrenit, alarmohen banorët

Banorët e fshatit Lokvicë të Prizrenit janë në hall me arinjtë që po u shfaqen tek shtëpitë, pothuajse çdo natë.

Një kësi egërsire ditëve të fundit  i bëri dëm të madh një bletari, pasi ia demoloi 18 koshere të bletëve dhe i hëngri disa kilogramë mjaltë, njofton Klankosova.tv.

Banorët thanë se institucionet duhet të merren me këto raste dhe t’i mundësojnë atyre një jetesë të qetë.

Go to TOP