Arifi takon Escobarin, flasin mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është takuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Bashkë me Escobarin, Arifi ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Adresova shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe kërkova ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili shkelë drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore”, shkroi Arifi në Facebook.

May be an image of 8 people and text

Sipas tij, lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës.

“Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”.

May be an image of 2 people
Go to TOP