Arifi godet VV-në: Koalicioni me Listën Serbe u zyrtarizua me bekimin e Albin Kurtit

Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes duke akuzuar partinë e Albin Kurtit dhe këshilltaren e tij për krijimin e një koalicioni të drejtpërdrejtë me Listën Serbe në Preshevë. Arifi thotë se kjo marrëveshje nuk mund të ketë ndodhur pa pëlqimin e Kurtit duke e cilësuar atë si hap të papranueshëm politikisht.

Sipas Arifit, gjatë gjithë këtij viti këshilltarja e Kurtit ka thelluar bashkëpunimin me Listën Serbe, madje duke punësuar për herë të parë që nga viti 2010 persona të komunitetit serb në administratën komunale të Preshevës. Ai thotë se ky proces ka kulmuar sot, kur bashkëpunimi është zyrtarizuar përmes një koalicioni të ri në Kuvendin Komunal të Preshevës.

“Turpi edhe në Preshevë e ka të njëjtin emër”, ka përfunduar Arifi duke e cilësuar këtë zhvillim si kapitull të errët në menaxhimin politik të kësaj komune. /Kosova.info/


Go to TOP