​Arifi: Familja Jashari na dha mësim, në Preshevë po jetojmë me pushtuesit çdo ditë

Me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ba bërë homazhe në kompleksin memorial të Adem Jasharit në Prekaz duke i nderuar ata që dhanë jetën për këtë liri që e gëzojmë sot.

Arifi sa herë që viziton kompleksin ndjen gëzim, krenari, por edhe mall për Jasharët që dhanë jetën e tyre për një liri dhe për të larguar pushtuesin, me të cilët në Preshevë ende përballen dhe jetojnë me ta.

“Erdha në këtë vend të shenjët sepse çdoherë që vi këtu është një vend i cili çdoherë krijon të njëjtën ndjenjë, gëzim, krenari por edhe pak mall për këta njerëz që kanë vërë veprën më të madhe që mund të bëjë dikush, të jep jetën e tyre dhe familjes, për një liri dhe idenë i lirisë dhe me largu pushtuesin me të cilin ne në Preshevë jemi ende duke jetuar çdo ditë e më shumë. Shyqyr Zoti, që i kemi pasur me na dhënë një mësim të cilin nuk e harrojmë kurrë,” thotë Arifi.

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, sot kompleksi memorial i Adem Jasharit në Prekaz është duke u vizituar nga qytetarë të vendeve të ndryshme.

Go to TOP