Arbnora Ademaj prezanton veturën e re ‘Bentley’?

Për publikun shqiptar është bërë e njohur si modele, prezantuese, por së fundmi edhe si aktore.

Bëhet fjalë për bukuroshen Arbnora Ademaj, e cila po ashtu këtë vit ka bërë debutimin në kinematografinë turke.

Artistja, e ndjekur tani nga afro 200 mijë ndjekës, së fundmi ka marrë vëmendje me një nga postimet që ka publikuar në rrjete sociale.

Arbnora Ademaj (Foto: Instagram)

Ajo është shfaqur në një veturë luksoze të markës ‘Bentley’ që thuhet ta ketë blerë dhe që kap një vlerë marramendëse.

“Nivel i lart”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë në të cilën nuk munguan as reagimet nga ana e miqve dhe ndjekësve.

“E gëzofsh”, kanë qenë shumë prej urimeve që pranoi megjithëse nuk e ka konfirmuar nëse një të tillë dhuratë ia ka bërë vetes.

Arbnora këtë kohë ka qenë duke qëndruar në shtetin turk për shkak të serialit të ri e gjithashtu edhe disa projekteve të tjera filmike.

Go to TOP