Apel për paqe të serbëve të Kosovës u dërgohet përfaqësuesve të KVINT-it dhe BE-së

Mitrovica e Veriut, 03.06.2023

Përmes komunikate për media përfaqësuesit e iniciativës InTER, Iniciativa e Re Sociale, Aktivi dhe ACDC publikuan një apel të nënshkruar nga mbi 160 serbë të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile dhe iniciativave qytetare, zyrtarë fetarë i cili iu drejtua përfaqësuesve ndërkombëtare, organizatave tyre, ambasadave, Parlamentin Evropian dhe qeveritë huaja. Me qëllim të zgjidhjes së problemeve aktuale për të dalë nga kriza në veri të vendit, transmeton Kosova.info.

APEL PËR PAQE

  • Të brengosur thellë për veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e
    forcave speciale të policisë në veri të Kosovës, të cilat mund të eskalojnë deri në pasoja të
    paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe të cenojnë mundësinë e pajtimit
    dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në këto treva;
  • Duke dënuar çdo lloj të dhunës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të
    sigurisë në ngjarjet e fundit, dhe duke theksuar se problemet politike nuk mund dhe nuk
    guxohet të zgjidhen përmes veprimeve policore por me dialog konstruktiv në tryezën e
    bisedimeve;
  • Të mësuar nga leksionet përgjatë historisë që aparati institucional nën kontrollin e një
    komuniteti etnik nuk mund dhe nuk duhet të udhëheqë jetën e komuniteteve të tjera etnike
    sepse demokracia në shoqëritë post-konfliktuale shumetnike nënkupton ndarjen e pushtetit
    dhe të përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e assesi sjelljen
    agresive të organeve të sigurisë dhe pushtetit publik të shumicës ndaj pakicave;
  • Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndërtohet vetëm mbi
    marrëdhëniet e mirëbesimit dhe respektimit të ndërsjellë, e jo mbi represion, dhunë e
    dehumanizim të cilave populli serb po u nënshtrohet çdo ditë, si përmes deklaratave të
    zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve të një pjese të mediave dhe fushatave
    negative në mediat sociale;
  • Duke apeluar që serbët në Kosovë, si komunitet por edhe pjesëtarët e tij, çdo ditë po i
    nënshtrohen përpjekjeve për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në
    paraqitjet publike të zyrtarëve të qeverisë, por edhe në takimet me përfaqësuesit
    ndërkombëtarë, duke i paraqitur qëndrimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë si të
    instrumentalizuara nga ana e qeverisë së Serbisë me të cilat dëshirojnë të vënë në lajthim
    partnerët ndërkombëtarë dhe publikun.
  • Duke theksuar se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje në kontejnerë, dhe me bartës të
    funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet në popull, por që kanë për synim që me fuqinë e
    armëve dhe represionit policor të qeverisin qytetarët e një komuniteti tjetër etnik;
  • Duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit nuk janë e njëjta gjë – derisa në pyetjen
    për sundimin e ligjit mund të përgjigjet edhe inteligjenca artificiale, qeverisja e mirë është një
    proces shumë më i ndërlikuar, më delikat i cili kërkon talent për lidership;
  • Duke parë që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj i shkelin çdo ditë të drejtat e popullit
    serb të garantuara me Kushtetutë, nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e as
    obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë;
  • Të vendosur për të qëndruar dhe jetuar me dinjitet në këto hapësirat, në bashkëjetesë dhe
    respekt të ndërsjellë me shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike, por edhe krenar për veten,
    historinë tonë, kishën, trashëgiminë kulturore dhe fetare;
  • Duke dashur të besojmë në sinqeritetin e fjalëve të përfaqësuesve të bashkësisë
    ndërkombëtare, veçanërisht të atyre të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Kuintit të cilat e
    kanë shprehur mbështetjen për multietnicitet dhe bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve
    etnike në Kosovë;
Ne, përfaqësuesit e komunitetit serbë nga të gjitha anët e Kosovës, të nënshkruar më poshtë,
jemi unik në kërkesat e paraqitura të cilat ua drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian,
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse
besojmë që vetëm ata mund ta ruajnë paqen në Kosovë dhe të ushtrojnë presion vendimtar
në Qeverinë e Albin Kurtit për të zbatuar masat e paraqitura më poshtë të cilat janë të
domosdoshme në mënyrë që të ruhet paqja dhe për t’u krijuar kushtet për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar rishtazi për normalizim:
  • Tërheqja e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu i Kosovës sepse prania e tyre
    është në kundërshtim me nenet 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe Pikën 9 të
    Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve nxit frikë dhe
    shqetësim në mesin e banorëve lokal dhe përbën kërcënim për paqen, ndërsa
    mungesa e reagimit ndaj dislokimit joligjor të tyre në veri të Kosovës, ndaj marrjes me
    dhunë dhe të kundërligjshme të tokës, ka dërguar mesazh të gabuar që lejohet
    militarizimi i kësaj hapësire;
  • Largimi nga ndërtesat komunale dhe objektet tjera publike të qendrave administrative
    në veri të Kosovës i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë
    legjitimitet demokratik për të përfaqësuar komunitetet lokale në ato mjedise, dhe
    sigurimi i qasjes së papenguar për zyrtarët ekzistues të administratës lokale në zyrat e
    tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja;
  • Dislokimi i njësive të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës me qëllim të ruajtjes së
    paqes deri në momentin e kthimit të pakusht të serbëve lokal në polici, që duhet të
    përfshijë edhe garanci të fuqishme për respektimin e autorizimeve specifike të
    Drejtorisë Rajonale të Policisë – Veri të cilat janë të përkufizuara me Marrëveshjen e
    Brukselit e të cilat janë shfuqizuar me vendime të qeverisë së Kosovës në fund të vitit
    2021;
  • Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim me të cilin garantohet e drejta për
    vetë-menaxhim në komunitetet serbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës
    ortodokse serbe;
  • Formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen
    e Brukselit të vitit 2013 dhe Parimet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së
    komunave me shumicë serbe të vitit 2015;
  • Pas përshtatjes së kuadrit ligjor me qëllim të formimit të Bashkësisë, të organizohen
    zgjedhjet demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushtet për
    kthim të papengueshëm dhe të pakusht të serbëve në institucione;
  • Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 me të cilin vërtetohet
    pronësia e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarëve të tokës;
  • Zgjidhja e rasteve të sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, përfshirë shpronësimin
    e kundërligjshëm të tokës, incidentet e fundit në të cilat është përdorur arma e zjarrit
    nga pjesëtari i shërbimit të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimi i masave të sigurisë në
    mjediset serbe në Kosovë;
  • Ndërprerja e demonizimit të popullit serb në paraqitjet publike të Presidentes së
    Kosovës, Kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë nga radhët e
    komunitetit shqiptar.
Ju të cilët e keni njohur pavarësinë e Kosovës me premtimin që do të ndërtohet një shoqëri
multietnike dhe demokratike, dhe të cilët për vite me radhë keni punuar në afirmimin e
pavarësisë së saj, keni obligim historik dhe moral ndaj fatit të popullit serb që jeton në këto
hapësira. E ardhmja jonë varet nga vendosmëria juaj, nga shpejtësia e veprimit tuaj varet
ruajtja e paqes në Kosovë. Historia do t’i mbajë mend veprimet tuaja të ardhshme, bëhuni të
përgjegjshëm ndaj vlerave të demokracisë në shoqëritë e polarizuara multietnike në të cilat
qëndron civilizimi perëndimor.
Të nënshkruarit:
  1. Dragiša Mijačić / InTER / Zubin Potok
  2. Jovana Radosavljević / Iniciativa e re sociale / Leposaviq
  3. Millica Andriq Rakiq / Iniciativa e re sociale / Zubin Potok
  4. Miodrag Millićević / Aktiv / Mitrovica e Veriut
  5. Dushan Radakoviq / ACDC / Mitrovica e Veriut
  6. Arkimandrit Sava Janjiq / igumen i Visoki Deçanit / Manastiri i Deçanit
  7. Miroslav Ivanoviq / gjyqtar në pension / Mitrovica e Veriut
  8. Nenad Todoroviq/ regjisor teatri / Mitrovica e Veriut
  9. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
  10. Prof. Dr. Nebojša R. Mitiq / profesor në Fakultetin e Mjekësisë UP / Mitrovica e Veriut
  11. Prof. Biljana Jaredić / Zveçan
  12. Momçilo Trajkoviq / Kryetar i Forumit Kombëtar Serb / Graçanicë
  13. Prim. Zvonko Radosavleviq / shef i kirurgjisë KBC Mitrovica e Veriut/ Leposaviq
  14. Prof. Dr. Igor Damjanoviq / profesor i aktrimit, Fakulteti i Arteve UP / Beograd, i zhvendosur
  15. Alleksandër Arsenijeviq / kryetar i IQ Serb Opstanak/ Zveçan
  16. Radmilla Kapetanovic / Rrethi i motrave serbe / Zubin Potok
  17. Jasmina Zhivkoviq Jovanović / Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve – Shtërpce / Shtërpce
  18. Goran Avramoviq / redaktor i RTV Kim / Graçanica
  19. Predrag Milkoviq / avokat / Mitrovica e Veriut
  20. Zorica Vorguçiq / redaktore e RTV Kim / Graçanica
  21. Darko Dimitrijeviq / redaktor i Radio Goraždevac / Goraždevac
  22. Angjellka Qup / gazetare / Graçanica
  23. Ivan Nikolliq / CSD / Graçanicë
  24. Ruzhica Simiq / Të drejtat e grave / Mitrovica e Veriut
  25. Marko Jakshiq / i diplomuar në drejtësi dhe aktivist politik / Mitrovica e Veriut
  26. Sasha Lazarević Kudra / Solist vokal / Zubin Potok
  27. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativa / Zveçan
  28. Millosh Subotiq / I diplomuar në drejtësi / Mitrovica e Veriut
  29. Stefan Velkoviq / veprimtar socio-politik / Mitrovica e Veriut
  30. Marko Millenkoviq / Nisma e re sociale / Leposaviq
  31. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Leposaviq
  32. Stefan Kallaba / inxhinier i pylltarisë / Zveçan
  33. Nenad Maksimoviq / KPT / Graçanicë
  34. Alleksandër Rapajiq / Dialogu Nansen / Mitrovica e Veriut
  35. Millica Radovanoviq / Iniciativa e re sociale / Mitrovica e Veriut
  36. Rajko Jovanoviq / CSD / Graçanicë
  37. Alleksandër Velliq / CSD / Graçanicë
  38. Vlladimir Radosavleviq / profesor / Leposaviq
  39. Millan Dobriq / dizajner grafik / Mitrovica e Veriut
  40. Danilo Gjuriq / instruktor i ngjitjes / Osojanë
  41. Jellena Jevremoviq / profesore / Leposaviq
  42. Bojana Manitasheviq / CSD / Graçanicë
  43. Nevena Radosavleviq / aktiviste dhe studiuese e paqes / Leposaviq
  44. Suzana Vukashinoviq / teknike financiare / Lapnaselle / Graçanicë
  45. Mlladena Vukashinoviq / Lapnaselle / Graçanicë
  46. ​​Velko Samarxhiq / CSI / Peja
  47. Biljana Stankoviq / Lapnaselle / Graçanicë
  48. Aleksandar Tanaskovic / Eco Lepo / Leposavić
  49. Vladan Paviq / Ton Master i Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Mitrovica e Veriut
  50. Vladislav Gjerkoviq / Administrata e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Leposaviq
  51. Isidora Todoroviq / studente e letërsisë botërore në Beograd / Severna Mitrovica
  52. Nebojsha Gjorgjeviq / aktor i Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë/Valjevë, i zhvendosur
  53. Ivana Simiq / organizatore e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Beograd, e zhvendosur
  54. Verica Neshovic / ekonomiste e diplomuar / Leposaviq
  55. Verka Jovanoviq / sektori i biznesit / Leposaviq
  56. Sllobodan Pejanoviq / mjeshtër historian / Leposaviq
  57. Gordana Gjoriq / UPZh Avenija / Gračanica
  58. Angjella Millosavleviq / farmaciste e diplomuar / Leposaviq
  59. Ivan Milosavleviq / i diplomuar në shkenca kompjuterike / Leposaviq
  60. Nenad Jovanoviq / sipërmarrës/ Leposaviq
  61. Srgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovicë / Mitrovica e Veriut
  62. Veroljub Petronić / Human Center Mitrovica / Mitrovica e Veriut
  63. Dejan Nedelkoviq / OJQ Zeleno srce / Mitrovica e Veriut
  64. Miodrag Andriq / ing. organizatat e punës në pension / Zubin Potok
  65. Vesna Jovanoviq / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe / Partesh
  66. Ruzhica Llukiq / mësuese në pension / Partesh
  67. Dobrivoje Jovanoviq / mësues në pension / Partesh
  68. Zorica Stankoviq/amvise/Partesh
  69. Olliver Vujoviq / Forumi për bashkëpunim dhe shoqëri multietnike / Graçanicë
  70. Millivoje Raiçeviq / Master i Administratës Publike / Mitrovica e Veriut
  71. Nikolla Todiq / Nisma e re sociale / Leposaviq
  72. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Veriut
  73. Vlladan Trifiq / Instituti për Hulumtime Publike / Graçanicë
  74. Ivana Millosavleviq / Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve – Shtërpce / Shtërpce
  75. Jovana Cvetniq / gazetare e diplomuar / Zubin Potok
  76. Saša illić / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë
  77. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut
  78. Ivan Stojkoviq / organizator i Teatrit Kombëtar të Prishtinës / Graçanicë
  79. Sllagjana Kostiq / Diplom. ekonomist / Zubin Potok
  80. Urosh Branoviq / ndërmarrës privat / Leposaviq
  81. Igor Dashiq / punonjës social / Zveçan
  82. Ollivera Manojlloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  83. Marko Radojeviq / profesor i biologjisë / Zubin Potok
  84. Çasllav Tomoviq / B.Sc. Ing. teknologji / Veli Breg, Zubin Potok
  85. Boban Petroviq / profesor / Graçanicë
  86. Millena Kasalloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  87. Olliver Vezmar / B.Sc. Ing. i elektroteknikës / Zubin Potok
  88. Llubisha Mijaçiq / B.Sc. Ing. hark. / Zubin Potok
  89. Bojana Vukadinoviq / B.Sc. master psikolog / Mitrovica e Veriut
  90. Nemanja Jovanoviq / profesor i informatikës / Zubin Potok
  91. Natasha Trifunoviq / Diplom. Ing. hark. / Zubin Potok
  92. Dragana Dobrosavleviq / Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve – Shtërpce / Shtërpce
  93. Martin Alleksiq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  94. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
  95. Zoran Milliq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  96. Nikolla Spasojeviq / profesor i matematikës / Zubin Potok
  97. Sanja Krtiniq / aktiviste civile/pedagoge / Mitrovica e Veriut
  98. Bojana Milletiq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok
  99. Sonja Bozhoviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok
  100. Danijella Milosavlević / mësuese e gjuhës serbe / Mitrovica e Veriut
  101. Radosava Gjorgjeviq / profesor i kimisë / Zubin Potok
  102. Dragica Popoviq / doktor i mjekësisë / Mitrovica e Veriut
  103. Dragica Tomoviq / profesor i sociologjisë / Zubin Potok
  104. Sllađana Vullović / profesor / Zubin Potok
  105. Nataša Bjellica / mësuese e anglishtes / Mitrovica e Veriut
  106. Aleksandra Saviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
  107. Zllatko Stojanoviq / Lapnasele, Graçanicë
  108. Millan Bozhoviq / ekonomist / Zubin Potok
  109. Millosh Mitroviq / profesor i frëngjishtes / Zubin Potok
  110. Marija Trikoš / profesoreshë e gjeografisë / Mitrovica e Veriut
  111. Sanja Sovrlliq / gazetare / Leposaviq
  112. Nedelko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok
  113. Vasillije Markoviq / pensionist B.Sc. Ing. elektroteknik, ish drejtor i fabrikës SIMPO në Zubin Potok / Zubin Potok
  114. Sllađana Vukašinović / Lapnasele, Graçanicë
  115. Gjorgje Jelliq / teknik elektrik kompjuteri / Zubin Potok
  116. Alleksandër Arsiq / Diplom. Ing. elektroinxhinieri / Mitrovica e Veriut
  117. Dragiša Kostić / INTER / Zubin Potok
  118. Ana Qup Marković / gazetare Gračanica Online dhe Prva TV / Gračanica
  119. Bojan Millosavleviq / Aksioni për zhvillim social dhe ekonomik / Leposaviq
  120. Branislav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Leposavić 119. Mirjana Obradović / pensionist / Zubin Potok
  121. Jellena Prica/punonjëse në administratën tatimore/ Mitrovica e Veriut
  122. Millica Prica / filologe dhe dizajnere / Mitrovica e Veriut
  123. Marija Simunoviq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
  124. Anastasija Rakiq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok
  125. Vasilka Voinoviq / Bota e engjëjve / Mitrovica e Veriut
  126. Marija Milenkoviq / INTER / Zubin Potok
  127. Katarina Millosavleviq / student / Veliko Rudare, Zveçan
  128. Alleksandra Fiqoviq / studente / Veliko Rudare, Zveçan
  129. Dobrinka Obradoviq / teknik ndërtimi / Zubin Potok
  130. Mishell Koneski / master i menaxhmentit ndërkombëtar/ Leposavić
  131. Millica Millenkoviq / inxhinier ndërtimi / Zubin Potok
  132. Sasha Jovanoviq / Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve – Shtërpce / Shtërpce
  133. Verica Miaçiq / arsimtare e edukimit qytetar / Zubin Potok
  134. Millica Markoviq / mësuese biologjie / Zubin Potok
  135. Dragana Vićentijeviq / mësuese kimie / Zubin Potok
  136. Andrijana Vllašković / ekonomiste / Zubin Potok
  137. Snežana Perić Bogdanoviq / Koordinatore e projektit / Graçanica
  138. Alleksandër Ratkoviq / B.Sc. Ing. hark. / Mitrovica e Veriut
  139. Danilo Radoviq / specialist inxhinier profesional. i Informatikës dhe Informatikës / Mitrovica e Veriut
  140. Mirjana Bojoviq / juriste / Mitrovica e Veriut
  141. Radolub Jakshiq / teknik elektrik i uzinës / Zubin Potok
  142. Millena Dabetić / psikologe, psikoterapiste e certifikuar evropiane / Mitrovica e Veriut
  143. Nikollina Klajiq / studente e shkencave politike / Mitrovica e Veriut
  144. Marina Millentijeviq / studente gazetarie / Zveçan
  145. Vlladisllav Ćup / zyrtar për media / Grçanicë
  146. Millena Maksimoviq / punëtore mediatike / Radevo
  147. Milladin Kostiq / pensionist / Zubin Potok
  148. Dimitrije Mirkoviq / zyrtar për media / Lapnasele, Graçanicë
  149. Zorica Obradoviq / student / Zubin Potok
  150. Nikolla Millosavleviq / zyrtar për media / Graçanicë
  151. Nenad Cvetniq / teknik mjekësor / Zubin Potok
  152. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e Familjeve të të Zhdukurve – Shtërpce / Shtërpce
  153. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi / Leposaviq
  154. Sunçica Andrejeviq / fotoreporter Alternativna / Uglare – Fushë Kosovë
  155. Marina Bozhoviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok
  156. Vllado Vukomanoviq / teknik ekonomik / Zubin Potok
  157. Nemanja Bozhoviq / pedagog i diplomuar / Mitrovica e Veriut
  158. Vesna Kostiq / mësuese, pedagoge / Zubin Potok
  159. Violleta Marinkoviq / ekonomiste e diplomuar / Zubin Potok
  160. Nemanja Obradoviq / inxhinier profesional i elektroteknikës dhe informatikës / Zubin Potok
  161. Andrija Igiq / gazetar, korrespondent i RTS / Prishtinë
  162. Vesna Stajiq / menaxher profesional / Novobërdë
  163. Dragan Bozhoviq / inxhinier i diplomuar / Zubin Potok
  164. Vlladimir Zhivkoviq / inxhinier elektrik dhe aktivist qytetar, Graçanicë
Go to TOP