Anulimi i fluturimeve krijon tollovi në Aeroportin e Prishtinës

Anulimi i disa fluturimeve të djeshme ka bërë që sot të ketë më shumë tollovi në Aeroportin e Prishtinës `Adem Jashari`.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot, bëri të ditur se në Aeroportin e Prishtinës janë realizuar 46 ardhje-shkuarje, derisa 12 në ardhje janë anuluar.

“38 fluturime janë anuluar ditën e djeshme. Nga to disa janë devijuar në aeroportet fqinje. Sot janë anuluar 4 fluturime deri me tani. Dukshmëria ka qenë nën 50 metra, prandaj është  pamundësuar realizimi i fluturimeve”.

Kështu ka bërë të ditur, për RTK-në, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, “Adem Jashari”, Valentina Gara.


Go to TOP