Anija e parë autonome e mallrave elektrike bëri udhëtimin e saj të parë

Birkeland lundroi 14 kilometra nga Porsgrunn në portin e Brevik, tha kompania Yara.

Edhe pse udhëtimi ishte i shkurtër, Yara, bënte 40,000 udhëtime me kamion në vit si pjesë e transportit të produkteve të saj në portin e Brevik për eksport.

Anija e mallrave do të zëvendësojë kamionët nga viti i ardhshëm, gjë që do të reduktojë emetimet e karbonit me 1000 tonë.

Puna në anijen 80 metra të gjatë filloi në vitin 2017, ajo është projektuar për të transportuar deri në 103 kontejnerë dhe fuqizohet nga një bateri 7 MWh. Shpejtësia maksimale është 15 nyje, dhe teknologjia është produkt i kompanisë Enova, e cila promovon përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Në të ardhmen, anija do të jetë në gjendje të ngarkojë dhe shkarkojë në mënyrë të pavarur ngarkesat, të ndryshojë baterinë dhe të lundrojë pa ndërhyrjen njerëzore.

Nga viti i ardhshëm, anija do të bëjë dy udhëtime në javë me ekuipazhin. Teknologjia vetë-lundruese do të testohet për dy vjet, pas së cilës anija do të marrë një certifikatë dhe ura e ekuipazhit do të hiqet.

Go to TOP