Analina dhe Adela Morina na sjellin këngën e parë profesionale “Kosova Ime”
Analina dhe Adela Morina, dy vajzat e vogla që kanë lindur dhe jetojnë në Hungari, kanë një dashuri të madhe për vendlindjen e tyre, Kosovën. Pavarësisht se jetojnë larg, mallin për atdheun e ndiejnë në çdo çast.
Së fundmi, ato kanë realizuar këngën e tyre të parë profesionale, të titulluar “Kosova Ime”. Kënga, e cila i është bashkangjitur edhe një klip i bukur, është një dedikim emocionues për vendlindjen e tyre.
Vlen të theksohet se Analina dhe Adela janë vajzat e artistes Suzana Selimi, dhe talenti i tyre reflekton dashurinë dhe përkushtimin që kanë për muzikën dhe kulturën e tyre.
Neve nuk na ngelet gjë tjetër përveç t’u urojmë vajzave shëndet dhe suksese të pafundme në rrugëtimin e tyre artistik.
Linkun e këngës e gjeni më poshtë 👇