Ambasadori gjerman ngjet majën e Moknës: Një tjetër shëtitje e paharrueshme, patëm fat me motin

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, vazhdimisht eksploron pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë fundjavave. Sot ai është ngjitur në majën e malit Mokna së bashku me një grup hiking.

Rohde e përshkroi këtë ecje si një përvojë të veçantë, duke shprehur mirënjohje për klubin lokal të hiking për udhëzimin dhe mbështetjen e tyre.

“Një tjetër ecje e paharrueshme me një grup fantastik në një pjesë të mrekullueshme të Kosovës. Faleminderit klubit lokal të hiking për mbështetjen dhe udhëzimin. Sot patëm fat me motin, duke shijuar diellin në majën e malit Mokna,” ka shkruar ai.

Go to TOP