Ambasadori amerikan merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier po merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë.

Ai i është bashkuar pjesëtarëve të komunitetit LGBTQI+ në marsh.

Hovenier ka thënë se të drejtat e komunitetit janë të drejta të njeriut.

“Për t’i bashkuar paradës së krenarisë ne jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI+, sepse besojmë fuqimisht që drejtat e komunitetit, janë të drejta të njeriut. Shpresoj që nuk do të bëhem rrëfimi i sotëm, por do të shohim kolegët e mi, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarët e Kosovës duke marshuar. Do ta them sërish, të drejtat e LGBTI+, janë të drejta të njeriut”, ka thënë ai.

Parada do të fillojë tek sheshi “Skenderbeu” për të vazhduar më pas përgjatë sheshit kryesor dhe në fund do të përfundojë tek Pallati i Rinisë. 

Go to TOP