Ambasadore Nderi, Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave dhe lirinë për të udhëtuar

Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka nderuar dje (e premte) këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa me titullin Ambasadore Nderi të Republikës së Kosovës.

Osmani u shpreh se ky titull iu dha për ta falënderuar për kontributin e madh dhe për imazhin e Kosovës në botë.

Ndërkohë, sot (e shtunë) përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, Dua tha se titulli Ambasadore Nderi e Kosovës është nder dhe privilegj ta përfaqësoj vendin e sajnë të gjithë botën.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Tutje artistja 26-vjeçare u shpreh se rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha.

“Dje pasdite më dha titullin Ambasador Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne po lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për ëndrra të mëdha. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Dua në postim bashkangjitur me disa foto ku shihet përkrah presidentes Osmani.

Kujtojmë që krijuesja e hitit “Don’t Start Now” ndodhet në Kosovës në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja e famshme performoi në natën e parë të festivalit duke dhuruar një performancë madhështore para mijëra njerëzve në parkun e Gërmisë në Prishtinë. 

Go to TOP