Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Ambasada gjermane në Kosovë, ka përshëndetur marrëveshjen mes Ukrainës dhe Këshillit të Evropës për krijimin e Tribunali të Posaçëm për Krimin e Agresionit. Në deklarimin e ambasadës, vlerësohet edhe qëndrimi i qartë dhe ‘‘parimor’’ i Kosovës në mbështetje të Ukrainës,

Nga ambasada është thënë edhe se mbështetja e Ukrainës, nga ana e Kosovës, është edhe shprehje domethënëse solidariteti, duke pasur parasysh mungesën e njohjes formale. /Kosova.info/

Go to TOP