Ambasada e Gjermanisë e shënon në Klan Arena 33-vjetorin e bashkimit të shtetit
Sonte në në ambientet e Klan Arena, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë po shënon 33 vjetorin e bashkimit të shtetit gjerman.
Të pranishëm janë krerë institucionalë përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Nuk mungojnë as liderët opozitarë, ish-presidentë dhe ambasadorë.
Në këtë ngjarje u potencua rëndësia e unitetit dhe demokracisë, ndërmjet shteteve si dhe u rikonfirmua miqësia ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Derisa u fol edhe për luftën në Ukrainë dhe zhvillimet e 24 shtatorit në veri të vendit ku u nderua heroit Afrim Bunjaku.

