Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) kanë shkarkuar prokurorin Karim Khan, pasi një shumicë prej 82 nga 125 shtete votuan në favor të largimit të tij për shkelje të rënda disiplinore, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale. Khan i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë vendimin përmes rrugëve ligjore.
82 nga 125 shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan në favor të largimit të Khan nga detyra, pas rekomandimit të Byrosë Ekzekutive të organit drejtues të gjykatës, raporton Reuters.
Dokumentet e siguruara nga Reuters tregojnë se diplomatët që drejtojnë Byronë Ekzekutive kishin vlerësuar muajin e kaluar se avokati britanik kishte pasur një marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një juriste të re të GJNP-së dhe se duhej të shkarkohej.
“Asambleja vendosi, me shumicën e 82 shteteve palë, se zyrtari i zgjedhur, prokurori Karim Khan, ka kryer shkelje të rënda disiplinore dhe shkelje të rëndë të detyrës … dhe vendosi ta largojë Karim Khan nga detyra”, deklaroi presidentja e organit drejtues të GJNP-së, Paivi Kaukoranta.

