Ambasada amerikane: I njëanshëm shkarkimi i Bordit të RTK-së

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka quajtur shkarkim të njëanshëm Bordin e Radio Televizionit të Kosovës.

Në një shkrim të ambasadës në Twitter thuhet se shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente.

https://kosova.info/reagon-anetari-i-shkarkuar-i-bordit-te-rtkse/

“Dje, Kuvendi i Kosovës i ka shkarkuar anëtarët e një bordi tjetër mbikëqyrës të një institucioni publik me një justifikim të pakët. Teksa, kosovarët meritojnë llogaridhënie për këtë, shkarkimet duhet të bazohen në prova transparente ashtu si edhe emërimet që duhet të bazohen në merita”.

“Shkarkimet e njëanshme dhe që janë të nxituara i dëmtojnë institucionet publike dhe nuk adresojnë problemet strukturore. Reformat efektive afatgjata kërkojnë një qasje të qëllimshme, metodike duke vënë interesat e Kosovës në radhë të parë dhe duke i lënë mënjanë politikat partiake”, kanë shkruar nga Ambasada.

Go to TOP