“Allahu ekber”
Shkruan: Pal ShTUFI
Sa emra të bukur kishin vrasësit e policit Muhamet Lika – e pabesueshme. Prindërit i kishin pagëzuar me emra shqip, me shpresën që, kur të rriteshin, do ta donin shqipen dhe shqiptarët. Farën e tyre.
Nuk ka prindër që i pagëzojnë fëmijët me emra shqip për t’i kthyer në vrasës të shqiptarëve. Jo, nuk ka. Kush, pra, po na i bën vrasës fëmijët tanë?
Muhamet Lika kishte bërë shumë “faje”. Burrë i botës kishte qenë në luftë. Në luftë për lirinë – edhe të vrasësve të tij. Madje, Muhameti nuk e kishte ndalur dorën e shërbimit ndaj atdheut as në liri. Kishte veshur uniformën e policisë për të ruajtur paqen dhe sigurinë tonë – edhe të atyre që e vranë.
Sipas pamjeve, vrasësit janë rritur të shëndetshëm e të sigurt në lirinë e kujdestaruar nga Muhamet Lika. Nuk thonë kot: dora që të ushqen, pështyhet më lehtë dhe shpirti që të fal siguri, vritet edhe për qejf!
Islami politik ka problem me gjuhën, kulturën dhe lirinë tonë, si të gjithë ish-pushtuesit. Ai ka kryen një krim të rëndë ndaj qenies shqiptare. Ka mësuar fëmijët të vrasin etërit e lirisë.
