Aliu e Sveçla të pranishëm në veri, VV: Hera e parë që asfaltohen rrugët atje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ministrat Liburn Aliu e Xhelal Sveçla kanë vizituar sot komunat veriore të Republikës së Kosovës, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, ku është bërë asfaltimi i rrugëve në Jasenovik e Syriganë.

Partia e Kurtit ka thënë se Qeveria e Kosovës asfalton për herë të parë rrugët që lidhin fshatrat në veri të vendit.
Sipas VV-së, këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve.

“Ata po ashtu vizituan fshatrat Cerajë, Koshtovë, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, thuhet në fund.

Go to TOP