Aliu: 36 vjet LDK, rrugë e ndërtuar mbi vizionin e Rugovës
Në 36 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidati për deputet nga LDK me numrin 50, Fadil Aliu, së bashku me kryetarin e LDK-së Dr. Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Kryeqytetit Përparim Rama, bënë homazhe te varri i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.Aliu kujtoi se më 23 dhjetor 1989, në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, intelektualë të shquar të Kosovës, të prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës me një kauzë të qartë: liri, pavarësi dhe demokraci.Ai theksoi se LDK, nën udhëheqjen e Dr. Rugovës, përcaktoi drejtimin historik të popullit të Kosovës dhe u shndërrua në themelin mbi të cilin u ndërtua Republika e Kosovës.“E sotmja dhe e ardhmja e Republikës sonë është me LDK-në”, u shpreh Aliu, duke shtuar se 36 vjetori i themelimit të partisë u shënua me një ceremoni të veçantë për të nderuar rrugëtimin politik dhe historik të saj.Në fund, ai përsëriti mesazhin e njohur politik: “LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë”.
