Albumi i shumëpritur po vjen ,Dafina Zeqirit publikon datën

Dafina Zeqiri prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri muzikor “Dafinë Moj”, i cili tashmë është finalizuar dhe ka një datë publikimi.

Albumi i ri i këngëtares së njohur dhe shumë të suksesshme mund të para porositet në GjirafaMall, ndërsa porosit e para janë nënshkruar nga vet Dafina si dhuratë për fansat.

Së fundi, përmes një postimi në Instagram, Dafina ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor, në të gjitha platformat.

“1 tetor”, ka shkruar Dafina sipër një video ku shihet një dorë që mban CD-në e albumit.

Kujtojmë që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ndërkohë, tashmë janë lansuar disa këngë që do të jenë pjesë e “Dafinë Moj”. Ditë më parë u publikua kënga “Karma”, që u mirëprit nga fansat e artistes.

E veçanta e këtij albumi është që Dafina do të sjellë një këngë në bashkëpunim me nënën e saj, Melihate Zeqiri.

Go to TOP