Albin Kurti shpall fitore të padiskutueshme: Prijmë në 21 komuna, vota cep më cep

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e fundit duke deklaruar se partia e tij prin si fituese në 21 komuna sipas rezultateve preliminare. Ai theksoi se këto shifra janë pa përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat pritet të rikonfirmojnë avantazhin e VV-së.

“Qytetarët na e besuan mandatin e ri për të qeverisur vendin. Puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të certifikohen rezultatet,” tha Kurti. Ai gjithashtu siguroi përkrahësit e tij se do të ketë kujdes maksimal për ruajtjen e çdo vote që i është besuar partisë së tij.

Rezultatet zyrtare pritet të certifikohen pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe të diasporës, ndërsa fitorja e Vetëvendosjes tashmë shihet si e pakontestueshme. /Kosova.info/


Go to TOP