Albin Kurti po sillet si burracak e jo si burrështeti

Shkruan: Xhafer ShATRI

Ka mbi një muaji që Beogradi po paralajmëron se qeveria e Kosovës do ta pengojë Listën serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

Dje, KQZ e Kosovës e konfirmoi këtë ogur të zi të Vuçiqit, të Drecunit dhe të dreqit e të birit.

Këtë lojë të trashë nuk do t’ia lejonte vetës as një bari delesh në Gjylekar.

Sepse kështu shkakton tensione të panevojshme në vend, e rritë kohezionin e bashkësisë serbe me Listën dhe i dëmton partitë tjera të kësaj bashkësie që e pranojnë Kosovën si shtet të tyre.

Nuk ishte e rastit pse menjëherë pastaj përfaqësuesja e Amerikës në Kosovë, Ana Pratipati kërkoi urgjentisht takim me Kurtin dhe ia tregoi vendin dhe emrin që e ka: person i papërgjegjshëm dhe i pavetdijshëm për gjendjen e rëndë në vend dhe pozitën e vështirë gjeopolitike të tij.

Për ata që marrin vesh, Lista serbe do të duhej të ndalohej me ligj, kur nënkryetari i saj e sulmoi ushtarakisht Kosovën.

Albin Kurti i kishte, atëherë, të gjitha arsyet e kësaj bote për të kërkuar ndalimin e saj. Nuk e bëri. Ndërsa tash luan filma të neveritshëm, përmes të cilëve dëshmon mungesën totale të përgjegjësisë për shtetin me të cilin po qeveris tash 5 vjet.

Por kjo nuk është e tëra:

Albin Kurti është përgjegjësi kryesor, por jo i vetmi, për ngërçin shkatërrimtar në Kosovë, për rrënimin me vetëdije të institucioneve në një kohë të pasigurisë totale gjeopolitike në botë.

Jam i sigurt se këtë tallje të trashë, këtë mungesë përgjegjësie e serioziteti Kosova nuk do t’ia harrojë dhe nuk do t’ia falë kurrë Albin Kurtit dhe supotëve të tij tragjikomikë.


Go to TOP