Albin Kurti nga zyrtarë të lartë amerikan akuzohet se po rren dhe po mashtron!

Shkruan: Idriz MORINA

Albin Kurti ka vite që nëpërmjet klubit të retorik, në vazhdimësi ka lansuar dezinformacione, se kinse ai është duke u përkrahur nga SHBA-të, se kinse ajo që ndodhë në dukje nuk është e vërtetë, por ajo që nuk shihet.

Duke filluar ta besojë këtë propagandë, pas tashmë disa vitesh gënjeshtrash, ka filluar të gënjejë hapur në fushatë, duke theksuar madje në Ferizaj: “kurrë nuk kanë qenë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në” se sa gjatë qeverisjes së tij”.

Kjo deklaratë e tij, duket se e paska motivuar të dërguarin special amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ta zhvesh hapur Kurtin!

“Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkruan Grenell.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”, tha ai.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell.

Pavarësisht se si vlerësohet nga opinioni në Kosovë, ai po flet nga detyrat e tij shtetërore amerikane, dhe që mund të jetë një nga personat me shumë përgjegjësi në bisedimet e Kosovës me Serbinë me ndihmën e BE-së apo në ndonjë qasje të re.

Pra, është e qartë që Kurti po rren edhe për raportet me SHBA-të.

Por, është shumë i prerë edhe në konfirmimin e qëndrimeve të Kurtit kundër ideve të SHBA-së për Kosovën, nga viti ’99 e deri në presidentin e fundit Biden!


Go to TOP