KosovaTop Lajmi

Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione”, që kishte filluar muaj më parë e ku ishin arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime në bujqësi.

Ndërsa sot janë arrestuar disa persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, tha ai.

Ndryshe, janë arrestuar mbi 20 zyrtarë nën dyshimin për abuzime me subvencione në AZHB. Arrestimi i tyre është bërë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Arrestimet e para kishin ndodhur në muajin shkurt.

Shfaq më shumë
//usounoul.com/4/3473483