Aksidenti në Veternik, vdes këmbësori

Personi i cili është goditur nga vetura në Vetenrik të Prishtinës ka vdekur.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas Ahmetit, aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Go to TOP