Aksidenti në Gjakovë që i mori jetën një burri, policia jep detaje

Dje në fshatin Babaj Bokës të Gjakovës, një shofer ka vdekur pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Policia ka dhënë detaje rreth rastit në raportin 24-orësh.

Raporti i Policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET | Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 03.07.2022 – 06:00. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin, me ç’rast ka përfunduar jashtë rruge dhe si pasojë ka pësuar lëndime vdekje prurëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Go to TOP